Koalicioni ushtarak ndërkombëtar në Afganistan kumtoi se ka mbyllur 202 baza si pjesë të shkurtimeve të ushtrisë dhe po aq edhe ia ka transferuar qeverisë afgane, transmetuan mediat amerikane.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s, nënkoloneli David Olson, theksoi se të gjitha instalimet e mbyllura ushtarake janë të vogla dhe lëvizin nga pika të izoluara kontrolluese, të cilët kanë pasur nga dhjetëra deri 300 ushtarë.

Ai plotësoi se shumica e objekteve të mbyllura ushtarake ndodheshin afër rrugëve kryesore në vend dhe ishin zhvendosur pothuajse në secilën provincë.

Olson gjithashtu informoi se 282 baza të tjera me madhësi të ngjashme, ishin dorëzuar nën komandë të qeverisë afgane.