Nga John Vinocur*
Perse NATO fton Vladimir Putinin si nje mysafir te bezdisshem ne Samitin e saj te Bukureshtit ne muajin prill?
Nuk eshte se Putin, me nga afer dhe me personalisht, mund te shfaqe vete ndonje qartesim mbi kundershtimin rus ndaj nje mburoje amerikane kunder raketave ne Evrope, pavaresise se Kosoves, dhe zgjerimit te anetaresimeve ne NATO, duke insistuar gjate gjithe kohes mbi ate qe, deri tani, eshte pikepamja e tij mbi synimet paqesore te programit berthamor te Iranit.
Merrni keto dy javet e fundit te mbreterimit te Vladimirit I, ndersa ai ndryshon titujt sundues (a mundet ju te duroni pasigurine e zgjedhjeve presidenciale te se dieles pa te?) nga shef shteti ne Kryeminister.
Me 12 shkurt, te njejten dite kur ai pranoi ftesen e NATO-s, Putin paralajmeroi Ukrainen se ajo mund te behej nje objektiv i raketave berthamore ruse, nese ajo do t'i bashkohej Aleances. Te premten e kaluar, vezhguesi i tij zyrtar ne Shtabin Qendror te NATO-s ne Bruksel, Dimitri Rogozin, goditi me te njejtin ton. Nese NATO "prish mandatin e saj" ne Kosove, tha Rogozin, ose nese Bashkimi Evropian arrin nje qendrim te unifikuar mbi kete ceshtje - nenteksti: mos guxoni ta beni - atehere "edhe neve do te na duhet te veprojme sipas pikepamjes, me qellim qe te respektohemi ne duhet te perdorim forcen e ashper, me fjale te tjera, forcat e armatosura".
Sipas David Kramer, i cili drejton seksionin e ceshtjeve ruse ne Departamentin amerikan te Shtetit, Rusia nuk deshiron nje konfrontim ushtarak per Kosoven dhe nuk do te dergoje trupa per te perkrahur aleatin e saj ne Serbi. Por Moska, tha ai, deshiron te tregoje fuqine e saj dhe ushqeu gjendjen shpirterore te turmave, te cilat sulmuan ambasaden amerikane ne Beograd.
Pra, perse kjo ftese per Putinin? Sepse kjo eshte nje praktike e pervitshme, e cila ka ekzistuar prej krijimit te Keshillit NATO-Rusi, me 2002. Gjate ketyre viteve, Putin nuk ka pranuar asnjehere. Tani, per here te pare, Putin ka pranuar ftesen, dhe NATO eshte duke u perballur me nje tradite se ajo nuk duhet te humbase kohe dhe te pergatitet ndaj tonit gjithnje e me agresiv te Rusise dhe kercenimet e saja ndaj anetareve te aleances, ose ndaj atyre qe duan t'i bashkohen asaj.
Putin eshte duke e shoqeruar udhetimin e tij ne Bukuresht me 2-4 prill me nje propozim per Xhorxh Bush, i cili do te fluturoje me vone drejt Socit, ne Detin e Zi, per nje bisede koke me koke. Shtepia e Bardhe nuk e ka pranuar publikisht ftesen, por as nuk e ka bere te njohur pergjigjen e saj.
Sigurisht, eshte me e mencur dhe e arsyeshme qe te vazhdohen bisedimet me kundershtaret tuaj edhe nese ata jane duke rifilluar patrullimet e aeroplaneve bombardues, te stilit te Luftes se Ftohte, mbi Islande, ose mbi nje aeroplanmbajtese amerikane ne Detin e Japonise.
Por mbeshtetur ne eksperiencen e koheve te fundit, Putin nuk vjen ne sallonet e Perendimit per te qene hapur pajtues. Fjalimi i tij, nje vit me pare ne Mynih, e pershkroi SHBA si problemin me te madh te botes - nje sulm qe shkaktoi befasi per brutalitetin e tij, dhe shokues per ate se si nje pergjigje aspak e ashper iu dha prej mikpritesit te tij, Anxhela Merkel, ose per kete arsye nga, Shtepia e Bardhe. Nese Putin dukej atehere i forte dhe Perendimi i dobet, atehere ka nje arsye per kete: Midis vendeve anetare te NATO-s nuk ekzistonte asnje vullnet i perbashket per te thene se Rusia eshte shnderruar ne nje problem serioz, idete e saja te zbehta demokratike jane mbytur, dhe presioni i saj ndaj fqinjeve ose klienteve energjetike eshte ngurtesuar ne nje model te pashmangshem.
Kjo heshtje rrezikon te vazhdoje.
Ne Bukuresht, Putin mund te zgjedhe nje gjuhe me te bute, por, sipas pikepamjes se nje analisti te NATO-s, ai do te vazhdoje perpjekjet per te percare organizaten mbi ate nese ajo duhet te pranoje Ukrainen dhe Gjeorgjine si aplikante per anetaresim.
Putin duket se mendon qe Aleanca, e pushtuar prej shqetesimeve te saja mbi Rusi/Kosoven dhe Afganistanin, mund te shtyhet te marre nje pushim. Kundergoditja e NATO-s ndaj kesaj eshte ne nje shkalle te vogel dhe taktike. Axhenda per mbledhjen e Samitit ka qene rregulluar ne menyre te tille qe takimi i Aleances me Putinin te jete i fundit. Diskutimet mbi zgjerimin dhe Afganistanin do te jene perfunduar ne kohe qe ai do te flase. Kjo nuk eshte nje pergjigje ndaj perpjekjes se Putinit per te kufizuar prerogativat e NATO-s. Ne fund te fundit, kjo do t'i ngjante shume nje mbledhjeje te organizates qe i qendron fort kuadrit te marredhenieve, te cilat kane humbur ne menyre progresive pjesen me te madhe te rendesise se tyre prej 2002-it.
Ajo qe NATO, me nje ze te vetem, mund te beje fare mire eshte qe ta mbaje Putinin sa me larg ndaj disa ceshtjeve te medha pertej Kosoves, ose mbrojtjes kunder raketave.
1. Furnizimet energjetike. Tashme pothuajse eshte harruar, por ne Samitin e G-8 ne Shen Petersburg, Senatori Xhon Mekkein deshironte te bojkotohej ky takim, sepse ai nuk do te rregullonte marredhenie te drejta midis bleresve dhe furnizuesve - i cili realisht perfundoi me nje deklarate qe ka pak qartesi, nje gjuhe te dobishme mbi kete ceshtje.
Ceshtja eshte transformuar ne nje shqetesim strategjik per NATO. Ne Bukuresht, Aleanca mund te zgjeroje dhe forcoje gjuhen e 2006, dhe t'ia paraqese Putini per te pranuar - nje indikacion qe do te sfidonte politiken e tij detyruese mbi furnizimet e gazit dhe naftes.
2. Irani. Provat mbi centrifugat e perdorura aktualisht nga Irani per te pasuruar uraniumin, te kryera nga Qendra per Kerkimet e Bashkimit Evropian, kane dhene nje skenar (duke supozuar nje efikasitet 100% te aparaturave), te cilat do t'i japin Iranit materialin e nevojshem per nje bombe ne fund te vitit. Ashtu sic njofton revista "Spiegel", nje vleresim i dyte, i mbeshtetur te nje efikasitet prej 25%, do ta conte kete date ne fund te 2010.
Shume udheheqes ne Samitin e NATO-s kane degjuar drejtperdrejt nga Putin se nuk deshiron nje Iran me arme berthamore. Por, ne pergjigje te disa pyetjeve private nga disa prej tyre, mbi ate nese ai do te ndaloje programin berthamor te Iranit, ai asnjehere nuk ka dhene as nje pergjigje precize dhe bindese.
Shmangia e Putinit vazhdon te mbroje pohimin se asgje nuk tregon se aktiviteti berthamor i mullahve eshte gjithcka tjeter vecse paqesor. Nje NATO qe ka mbeshtetur nje mbrojtje amerikane kunderraketave ne Poloni dhe ne Republiken Ceke per te ruajtur Evropen kunder nje sulmi nga Teherani me siguri qe mund te tregoje kuraje ne Bukuresht per t'i kerkuar hapur Putinit se cfare do te beje per te ndaluar nje bombe iraniane.
(*) Marre nga: "The International Herald Tribune"