N J O F T I M P Ë R A P L I K I M

Për zgjedhjen e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Duke patur parasysh se , Asambleja Parlementare e Këshillit të Evropës, voton brenda muajit tetor 2016, kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual me datë 31.1.2017, Këshilli I Evropës fton qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 26.8.2016, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Ky njoftim për aplikim bazohet në Udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM ( 2012) 40-add), datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët nëse zgjidhen , duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9 -vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jenë shtetas shqiptarë.

  • Të jenë juristë, të cilët në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, kanë karakter të lartë moral dhe kualifikimet e kërkuara për emërimin në pozicione të larta gjyqësore ose janë juristë me aftësi të shquara.

  • Të kenë njohuri ligjore dhe përvojë praktike të sistemit juridik kombëtar , të së drejtës ndërkombëtare publike , kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut.

  • Të zotërojë gjuhën shqipe, një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës ( anglisht ose frëngjisht) si dhe së paku të ketë njohuri bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet avantazh zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë këto:

Kërkesë për aplikim;

Kopje e kartës së identitetit;

CV-në në gjuhën shqipe dhe CV të formatizuar sipas modelit në linkun e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës ( anglisht ose frëngjisht).

http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc

Dokumente të diplomimit në arsim dhe kualifikimeve shkencore

Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja.

Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion.

Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

Afati i dorëzimit të aplikimit: 4 gusht 2016.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nr.1

Tiranë - Albania

Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm

tel : 04 22 77 401

Me shënimin: Për aplikim për kandidimin për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut