REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI


NJOFTIM PËR VENDE PUNE


Në zbatim të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 Statusi i nëpunësit civil, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë njofton se në administratën e tij ka disa vende të lira pune:




1. Në pozicionin drejtor në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin , i cili do të sigurojë ushtrimin e funksioneve të kontrollit parlamentar mbi organet e pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj, në bazë të normave e parimeve kushtetuese dhe legjislacionit në fuqi.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik.

-Të ketë kualifikime dhe trajnime në fushën juridike.

-Të ketë përvojë në punë.

-Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.

-Të ketë njohuri shumë të mira të punës në kompjuter.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Paga mujore për vendin drejtor është ajo e klasës II-a.




2. Në pozicionin drejtor në Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ, i cili do të sigurojë në mënyrë efektive ekspertizë juridike lidhur me çështjet e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian për Kuvendin e Shqipërisë.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik.

-Të ketë kualifikime në fushën e legjislacionit të BE.

-Të ketë përvojë në punë.

-Të njohë shumë mirë gjuhën angleze, preferohet dhe një gjuhë tjetër e vendeve të BE .

-Të ketë njohuri shumë të mira të punës në kompjuter.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Paga mujore për vendin drejtor është ajo e klasës II-a.


3. Në pozicionin drejtor, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacioni, i cili do të menaxhojë sistemeve informatike (softëare dhe hardëare) të institucionit dhe të punojë për përmirësimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të tyre.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në një nga degët e shkencave natyrore .

-Të ketë përvojë punë .

-Të ketë kualifikine ne fushën e teknologjisë së informacionit.

-Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet ajo angleze.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.




Paga mujore për vendin drejtor është ajo e klasës II-b.

4. Në pozicionin përgjegjës i sektorit të teknologjisë audiovizuale, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacioni, i cili përgjigjet për riparimin e defekteve te një shkalle të lartë vështirësie që kanë të bëjnë me sistemin elektronik të votimit në sallën e seancave plenare, serverin e database-it , e-mail-it dhe webpage-it.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën informatikë ose inxhinieri elektronike .

-Të ketë përvojë punë .

-Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet ajo angleze.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rendë disiplinore.

Paga mujore për vendin përgjegjës i sektorit të teknologjisë audiovizuale është ajo e klasës III-a + 15 000 lekë shtesë




5- Në pozicionin - Specialist i teknologjisë audiovizuale në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit , i cili do të garantojë sigurimin e funksioneve që kanë të bëjnë me teknologjinë audio-vizuale, ofrimin e shërbimeve eficiente, të cilat plotësojnë kërkesat e institucionit lidhur me stafin, dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën inxhinieri elektronike .

-Të ketë përvojë punë .

-Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet ajo angleze.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rendë disiplinore.

Paga mujore për vendin specialist i teknologjisë audiovizuale është ajo e klasës III-b + 15 000 lekë shtesë.




6. Në pozicionin përgjegjës i Arkivës, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, i cili do të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë Arkivën e Dokumentacionit Parlamentar për tu ofruar shërbime sipas standardeve për anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë;

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në një nga degët e shkencave shoqërore .

-Të ketë përvojë punë .

-Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet ajo angleze.

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rendë disiplinore.

Paga mujore për vendin përgjegjës i Arkivës, është ajo e klasës III-a.


Kandidati duhet të paraqesë në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit, brenda datës 27.09.2010, këto dokumenta: kërkesë për vendin e punës, C.V, fotokopje- të diplomës, çertifikatës së notave, të librezës së punës, dëshmi të gjuhës së huaj dhe të kompjuterit( të gjitha të noterizuara), dy letra rekomandimi nga punëdhënesit aktual ose të mëparshëm, dëshmi penaliteti si dhe dokumenta të tjera(në se ka) që mund të ndikojnë në vlerësimin e aftësive profesionale të tij.Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit të jenë te ekuivalentuara nga Ministria e Arsimi.

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil ekzistues , nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë.Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi do të zhvillohet për kandidatët e tjerë, jashtë administrates publike.

Pas verifikimit paraprak, më datën 30.09.2010, në faqen e internetit të Kuvendit do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe datat kur do të zhvillohen testimet me shkrim dhe intervistat me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit..

Për sqarime,mund të kontaktoni me numër telefoni 278 270 dhe 278 425 ose në adresën:Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,Bulevardi Dëshmorët e Kombit nr.4,Tiranë.





.

























var js_search_kr