Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur pas golit në minutat shtesë ndaj Kolnit, duke i falënderuar në veçanti tifozët e Borussia Monchengladbachut, pa të cilët thotë që fitorja s’mund të vinte.
“Tifozë të dashur, ju falënderoj për mbështetjen fanatike. Atmosfera ishte e shkëlqyer dhe ishte shumë e rëndësishme për t’i marrë tri pikët. Të realizosh në kohën shtesë në derbi ishte thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Ju falënderoj shumë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.