Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është njohur nga shteti i Fixhit.

Sipas tij kjo njohje është konfirmuar nga vetë zyrtarët e këtij shteti.

“Mund të ju konfirmoj se sot kemi pranuar konfirmimin nga shteti i Fixhit, për vendimin që ka marr Qeveria e këtij vendi për njohjen e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur. Prandaj në emër të Qeverisë së Kosovës e falënderoj shtetin e Fixhit për vendimin që ka marr dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi, është një shtet ishullor në Oqeani.

Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.