Naftëtarët e Ballshit protestuan përballë prefekturës së Fierit duke kërkuar rinisjen e punës në Uzinën e Përpunimit të Naftës.


Kjo do të jetë protesta e fundit në nivel lokal pasi që nga e marta thonë se do të marshojnë drejt Ministrisë së Energjetikës dhe sërish më këmbë nëse nuk marrin një reagim zyrtar për çështjen e uzinës.


Puna në uzinë është ndalur për remont por kaluan 3 muaj dhe ende nuk ka sinjale për fillimin e saj. Firma që mori me qira nga ARMO uzinën e Ballshit nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndalesën e zgjatur që ka lënë pa punë 1200 naftëtarë.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)