Edhe pse 400 naftetaret e nxjerre ne reforme nga kompania “Albpetrol” ishin njoftuar per proteste mbremjen e djeshme ne qender te qytetit te Patosit, pjesa me e madhe e tyre e kane bojkotuar ate. Rreth ores 19:00 ata jane mbledhur per te kundershtuar largimet nga puna dhe nxjerrjen ne asistence, si dhe zevendesimet me militante. Por kur kane pare se tubimi organizohej nga dega e LSI-se se Patosit, nje pjese e tyre e kane bojkotuar protesten. Kane marre pjese edhe deputetet Pellumb Xhufi, Petro Koci dhe Dritan Prifti. Ne momentin kur kishin kaluar rreth 30 minuta nga ora e takimit ne shesh prej drejtuesve te protestes, eshte degjuar thirrja e naftetarit ne reforme, Alfred Shehu, i cili kerkonte koleget e tij te mblidheshin ne shesh, por jane afruar vetem 50 prej tyre. Drita Bregu, nje naftetare po e nxjerre ne reforme, u ka kerkuar kolegeve qe te bashkoheshin ne proteste per largimin e padrejte nga puna. “Kjo nuk eshte reforme e ndershme qe zhvillon qeveria dhe drejtoria e Albpetrolit. Reforma te jete e njejte per te gjithe. Kemi nga 32 vjet pune dhe po na flakin ne shesh pa te drejte”, ka thene ajo.
Xh.Beharaj