Naim Gashi është votuar në mes tre kandidatëve të tjerë për anëtar të Bordit të RTK-së, gjatë votimit të bërë nga 74 deputetë në Kuvendin e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme (19 shkurt 2016).
Nga 74 vota, dy ishin të pavlefshme, sipas Hajdar Beqës që prezantoi rezultatet e votimit, transmeton Koha.net.
Rezultatet ishin këto:
Ismet Osdautaj 24 vota, Fadil Miftari 32 vota, Naim Gashi 38 vota dhe Naim Zeqiri 32 vota.
Ismet Osdautaj është përjashtuar nga raundi tjetër, ndërsa Fadil Mifatri dhe Naim Zeqiri do të votohen përsëri që të zgjidhet edhe njëri anëtar i Bordit të RTK-së.