TIRANE- Duke shprehur zhgënjimin e saj, Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha se, po përdor si justifikim praninë e tij në KiE  duke iu arratisur me vetedije te plote detyrimeve dhe pergjegjesive te tij politike dhe institucionale per kryerjen e reformave.


Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve thotë se, Sali Berisha po kthehet ne nje pengese te madhe per integrimin, europianizimin dhe zhvillimin e Shqiperise,  duke shtuar se shqiptaret nuk e meritojne nje Kryeminister te tille bllokues, pengues, te paafte, deshtakokratik dhe ngercokratik.


Në një deklaratë për shtyp, Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve shpreh se kryeministri Berisha nuk mund te tolerohet ne perdorimin e kesaj ngjarjeje si sukses personal apo qeveritar, ne nje kohe kur pranine e tij ne Asamblene e KiE e perdor si justifikim per arratisjen nga reformat dhe nga detyrimi per bashkerendim me opoziten, me grupet e interesit dhe me institucionet e pavarura kushtetuese, duke demtuar rende mundesite e Shqiperise per integrimin ne BE.


Sali Berisha nuk mund te tolerohet ne paaftesine e tij qeverisese, me te cilen po thellon krizen ekonomike e sociale ne vend dhe po vazhdon te devijoje aksin  e zhvillimit demokratik, perendimor dhe integrues te Shqiperise, ndersa rend per te kerkuar “strehim” politik dhe afarist ne krahet e Presidentit te Azerbaxhanit Aliev. Sali Berisha nuk mund te tolerohet ne paaftesine e tij per te krijuar hapesira bashkeveprimi, bashkerendimi dhe mirebesimi me faktoret e tjere politike dhe institucionale ne Shqiperi, ndersa rend per te kerkuar strehim politik tek ‘kusherinjte e tij’ politike dhe afariste te PPE.- thuhet në deklaratën e Levizjës Nano per Fitoren e Socialisteve.


Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve duke i konsideruar negative konsensuset e opozites zyrtare me qeverisjen antieuropiane te Berishes, shprehet në mbështetje të partive opozitare per reformen zgjedhore dhe te gjitha parimet e parashtruara prej tyre për zgjedhjet 2013.


Levizja Nano per President lëshon një mesazh inkurajues për opozitën, duke kërkuar që Opozita e Bashkuar te punoje ne solidaritet per te bere  ligjin me te mire elektoral dhe per te garantuar kushtet per zbatimin me pergjegjshmeri, ndergjegje europiane dhe ndershmeri te larte te ligjit standard elektoral qe ka nevoje Shqiperia Europiane.


Progresistet Europiane te bashkuar ne Levizjen Nano synojne te shnderrohen ne promotore bashkimi te popullit opozitar, vazhdon deklarata,  dhe te gjithe faktoreve politike opozitare, qe te gjithe se bashku, ta mundim Sali Berishen dhe regjimin e tij deshtak, krizendjelles e kinse-europianist, duke i fituar te bashkuar zgjedhjet e vitit 2013.