Nano paralajmeron rikthimin e tij ne shtator per ringritjen e te majtes. Nje rikthim te tille ai e ka deklaruar ne nje mesazh te derguar per mbeshtetesit e tij, teksa nuk ka lene pa shigjetuar dy drejtuesit e te majtes ne konflikt, Rama e Meta. Keshtu, periudha e ethshme elektorale qe starton ne shtatorin e ketij viti pritet te sjelle jo pak surpriza per skenen politike. Nje terren i parapergatitur qe pergjate ketyre muajve, me konflikte dhe perplasje te medha brenda llojit, e kjo sidomos per kampin e majte, do te risjelle ne politike dhe ish-liderin socialist, Fatos Nano. Edhe pse aktualisht eshte perfaqesues legjitim ne Kuvendin e Shqiperise, rishfaqja e tij ne sfondin politik, do te lidhet pikerisht me te qenin mjaft aktiv ne "lojen" elektorale, si dhe pozicionin e tij brenda kampit roze.


Sinjalet per rikthim jane dhene nga vete ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano, i cili ndjek ne distance luften e ashper mes drejtuesve te partise se tij dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Ne kete menyre, duke qene i vemendshem ndaj zhvillimeve me te fundit politike, Nano nuk ka vonuar qe te lajmeroje bashkepunetoret e tij per levizjet qe do te ndjeke ne te ardhmen e afert. Keshtu, behet e ditur se permes nje komunikimi me mesazhe telefonike, ish-kryetari Nano ka siguruar rikthimin e tij ne shtator. "Do t'i le Ramen dhe Meten te perplasin koken me njeri-tjetrin, ne duelin e tyre, deri ne shtator, ku do te nis levizjen time per ringritjen e te majtes, per fitoren e zgjedhjeve parlamentare te 2009-es", shkruan ish-kryetari Nano ne mesazhin per nje nga bashkepunetoret me te ngushte te tij. Kesisoj, duke shprehur qarte rishfaqjen e tij ne arenen politike, Nano ben me dije dhe per nje tjeter moment. E konkretisht perplasja mes Rames dhe Metes sjell nje terren mjaft te volitshem per ish-kryetarin Nano dhe mbeshtetesit e tij. Edhe pse ende e papercaktuar strategjia qe do te ndiqet per organizimin e kesaj levizjeje, mbeshtetesit e tij garantojne se kesaj radhe rikthimi i tij do te sjelle zhvillime mjaft te rendesishme brenda te majtes. Por, njekohesisht, nuk mund te perjashtohen dhe marreveshjet e mundshme brenda ketij kampi, nisur pikerisht ne situaten ne te cilen do te ndodhen partite opozitare, perpara gares elektorale.


Menjehere pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare ne korrik te vitit 2005, ish-kryesocialisti Fatos Nano dha doreheqjen nga drejtimi i partise, duke marre pergjegjesite e humbjes te gjitha mbi vete. I shkeputur nga funksioni i tij si kryetar partie, Nano nuk nderhyri per zgjedhjen e amullise, ne te cilen u perfshi PS, pas zgjedhjeve parlamentare. Nderkohe qe duke mos mandatuar nga ai vete asnje pasardhes te mundshem, lufta per kreun e ri te partise solli nje atmosfere mjaft te ndezur brenda radheve socialiste. Kandidatura dhe me pas zgjedhja e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ne krye te PS-se, solli krijimin e dy grupimeve brenda partise, ndarje qe vijon dhe pergjate diteve te sotme. Madje, grupimi kunder kryetarit Rama, krijoi dhe nje levizje brenda radheve socialiste, ku per nje periudhe te gjate kohe u drejtua nga vete ish-lideri socialist, Nano. Por, Nano u shkeput dhe prej kesaj levizjeje, duke pritur rinisjen e saj ne nje moment me te pershtatshem, pasi ne ate kohe marredheniet si mes pozites dhe opozites, ashtu dhe brenda vete kampit opozitar, dukej nje situate mjaft e qete, dhe levizja "Nano", shihej me mjaft skepticizem nga perfaqesuesit politik, ashtu dhe nga opinioni i gjere.


O.XH.


Nano, 6 muaj pa shkuar ne Kuvend


Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, aktualisht, eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise, ne te cilin perfaqeson elektoratin e majte te zones 99 ne Sarande. Por, edhe pse perfaqesues i ketij institucioni, ish-kryetari Nano shihet mjaft rralle ne sallen e parlamentit. Madje, jo ne pak rraste eshte bere dhe nje permbledhje per prezencen e tij ne Kuvend, duke konkluduar se deputeti Nano rishfaqet njehere ne cdo 6 muaj per te rifreskuar mandatin e tij.


Humbja, i pari qe jep doreheqje


Ish-kryesocialisti, Fatos Nano dha doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare me 3 korrik te vitit 2005. Duke qene ne krye te qeverisjes socialiste, Nano mori pergjegjesine e humbjes, e cila u pasua me largimin e tij nga kreu i partise. Nje vendimmarrje e tille ishte e re per klasen politike shqiptare, pasi kjo ishte doreheqja e pare ne llojin e saj, e bere nga nje drejtues politik, pas humbjes se zgjedhjeve, qe ne kete rast ishin per pushtetin qendror.


Telefonate ne kongres kunder Rames


Situata konfliktuale dhe e ndezur qe perfshiu seline roze, pas doreheqjes se Nanos nga drejtimi i partise, vijoi per nje kohe te gjate, deri ne kongresin zgjedhor te PS-se, i cili do te zgjidhte dhe kryetarin e ri te Partise Socialiste. Vetem ne kete moment, ku delegatet e ketij kongresi do te zgjidhnin kreun e ri, pati nje rishfaqje te ish-liderit socialist, Nano, e kjo jo fizikisht, por permes telefonatave, ku u beri thirrje mbeshtetesve te tij ne kete kongres qe te mos votojne pro kandidatures se Rames.


"Nanoistet", firmetare te referendumit


Menjehere pas hapjes zyrtare te procesit te mbledhjes se firmave per organizimin e nje referendumi popullor per ndryshimet kushtetuese, nisme kjo e ndermarre nga LSI, mbeshtetesit e ish-kryetarit Nano, perfaqesues te Levizjes per Politike Institucionale, nuk ngurruan te jene nder firmetaret e pare te kesaj kerkese. Nderkohe qe vetem dy dite me pare ne nje deklarate per shtyp bene me dije bashkepunimin e metejshem mes kesaj levizje dhe LSI-se.


Koci, thirrje


Nanos te shkoje


ne Sarande


Drejtuesi i Levizjes per Politike Institucionale, Petro Koci, nje nga mbeshtetesit e ish-kryetarit Nano, beri thirrje, dy dite me pare, qe "zoti Nano, ashtu si deputetet socialiste te vertete, duhet t'u pergjigjet aspiratave te zgjedhesve te tij ne Sarande. Situata eshte e tille qe fton gjithkend qe ka grint politike per te mos lejuar qe ne kete vend te cimentohet pushteti i nje njeriu. Pra, situata te fton dhe nuk ka nevoje te dalin zedhenes politike per ta bere kete gje, qe te veprohet me mencuri dhe kuraje politike". Ne kete menyre, dhe nga vete mbeshtetesit e ish-kryetarit Nano, nuk mungojne thirrjet per rikthimin e tij.


Nano-Rama, konflikti qe i ndau


Konflikti mes ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe ati aktual, Edi Rama eshte i hershem. Perplasjet e tyre te para nisen qe ne vitin 2002, kur Edi Rama, si kryetar bashkie, ndermori nje tur neper veri te vendit dhe kritikoi qeverisjen socialiste, levizje e cila krijoi mjaft pakenaqesi per ish-kryetarin Nano. Gjithashtu, nje tjeter perplasje u pa dhe kur marredheniet e Nanos me Meten u acaruan, dhe Edi Rama u pozicionua ne krah te Metes. Kesaj radhe nuk munguan kritikat e ashpra te Nanos ne drejtim te Rames. Qe nga kongresi, qe Rama u zgjodh kreu i PS-se e deri korrik te vitit te kaluar, kur filluan kalkulimet per Presidentin e ardhshem, marredheniet mes Rames dhe Nano ishin "armiqesore". U duk se gjithcka do te ndryshonte kur Fatos Nano vendosi te shkonte ne seline e PS-se per te marre miratimin e Rames per kandidat i Partise Socialiste ne garen presidenciale. Por kur kryetari aktual, Rama nuk pranoi t'i jepte atij nje mbeshtetje zyrtare, marredhenia mes tyre pesoi krisjen perfundimtare. Por tashme me zhvillimet e reja brenda se majtes marredhenia mes tyre mund te sjelle te tjera zhvillime.


Ndarja e PS, nga konflikti Nano-Meta


Dueli Nano-Meta eshte i vjeter, thuajse qe nga koha kur te dy u bene protagoniste ne seline roze. Si Nano dhe Meta kane synuar te ishin perfaqesues te socialisteve reformatore dhe gjate dhjete vjeteve te fundit jane perplasur shume here, duke u vendosur, ne rastin me te mire, ne pozicione te ndryshme. Pas nje fushate, qe kujtohet per batutat e Nanos kunder drejtuesve dhe ministrave socialiste, Ilir Meta largohet nga detyra e Kryeministrit, per t'ia lene vendin nje qeverie te re "Nano". Ne fakt, Meta, ndonese u akuzua per korrupsion, shkelje dhe mos qeverisje te shendetshme, mori serish postin e numrit dy te qeverise dhe ate te shefit te diplomacise. Nano nen mbulesen e sjelljeve kaloresiake, ne fakt kerkonte te qetesonte Meten dhe mbeshtetesit e tij ne parti, duke u ofruar disa poste qeveritare, pavaresisht ironise dhe fyerjeve drejtuar tyre gjate levizjes per katarsis. Por, Meta nuk vonoi te riaktivizonte konfliktin. Ne kete menyre ai dha doreheqjen nga posti i ministrit te Jashtem duke e futur qeverine socialiste ne krize dhe vetem pas pak muajsh largimi nga Grupi parlamentar socialist, se bashku me disa deputete te tjere, krijoi Levizjen Socialiste per Integrim.