Nano dhe Berluskoni po udhëtonin me makinë. E pyet Nano Berluskonin:

-Sa janë të ardhurat e tua mujore?

Ai i pergjigjet:

-Për dy muaj e blej një sllon, tipi i fundit. Po ti, për sa e blen?

-Nuk e di, -ia kthen Nano, ja të pyesim menaxherin tim.

Merr Nano në telefon ekonomistin dhe e pyet:

-Për sa kohë e marr një sllon tip të fundit me të ardhurat e mia?

Pasi bën llogaritjet ekonomisti i thotë se duhen gjashtë muaj.

-Ç’thua kështu mor’ gomar. Si s’të vjen turp që thua gjashtë muaj për një makinë?

-Më fal shef, jeni keqkuptuar; nuk e kisha fjalën për një makinë, por gjashtë muaj të duhen për të blerë kompaninë “sllon”.



Rruajtja



I thotë burri gruas:

-Çudi moj grua, gjithmonë pasi rruhem ndihem 10 vjet më i ri...

Gruaja:

-Atëherë i dashur pse nuk rruhesh më shpesh darkave?!





17 Qershor 2008