Milan ka pësuar humbjen e radhës në kampionat dhe të tretën radhazi kundër Napoli-t. Këta të fundit kanë mundur kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Situata që po kalon skuadra e Montella-s shpjegohet qartë me një statistikë të verifikuar në pjesën e parë.


Milan, në fakt, është bërë skuadra e dytë e këtij sezoni në Serinë A që nuk ka prekur asnjë top në zonën e rreptësisë së kundërshtarit në pjesën e parë.


Ekipi tjetër është Benevento, skuadra që mban vendin e fundit në renditje, me 12 humbje të pësuara në 12 ndeshje të luajtura.


Skuadra e Sarrit mposhti në lojë dhe në rezultat Milanin, që si mungoi dëshira, por ishte një skuadër e pafuqishme për të vënë në rrezik serioz portën e Reinas.


Vendasit e nisën menjëherë vrullshëm takimin dhe kërcënimi i parë do të mbërrinte nga koka e Callejon, që godet bukur, por po aq bukur i përgjigjet Donnaruma.


Më pas ishte radha e Mertens që të tentonte golin në minutën e 33-të, por sërish portieri i Milanit ja mohon atë.


Pa kaluar as një minutë, Jorginho sheh Insignen në kufijtë e pozicionit jashtë loje dhe pason menjëherë. Ky i fundit, me një parabolë mposht Donnarumën.


San Paolo shpërthen në delir, por gëzimi u ndërpre nga gjyqtari, që ngurroi të akordonte gol direkt dhe pasi u konsultua me asistentët e tij e dha atë.


Kaq për pjesën e parë.


E dyta nis aty ku u mbyll e para. Një aksion me pasa të shpejta nxjer Mertens të vetëm përballë Donnarumës, por goditja e tij u devijua nga portieri i Milanit.


Zielinski shënoi në minutën e 73, ndërsa Milani u zgjua vonë me Romagnolin që gjeti rrjeten në minutat shtesë të ndeshjes.