Napoli ka bërë mrekullinë në shtesë. Callejon zhbllokon ndeshjen pas 3 minutash lojë, ndërkohë që Pinija brazon brenda pjesës dhe në shifrat 1-1 shkoi ky takim deri në minutën e 94, pasi në të 95-n Guzman ja del mbanë t'i japë tre pikët skuadrës së Benitezit që vuajti jo pak në këtë ndeshje të parë.



Interi ndërkohë nuk mundi të shkojë më shumë se 0-0 përballë Torinos në transfertë. Madje heroi i ndeshjes mund të konsiderohet Handanovic, i cili në pjesën e parë priti një penallti të Larrondos.

/ Top Channel