Në Itali, Napoli do të bëjë gjithçka për të ruajtur kryesimin, teksa pret në San Paolo ekipin e Spalit, që nuk njeh ende fitore gjatë vitit 2018.


Sarri është ankuar për kohën e shkurtër që ka në dispozicion skuadra për tu shplodhur nga impenjimi me Lajpcigun, por gjithsesi tani 59-vjeçari napolitan po fillon të vuajë pasojat e besimit të tepruar që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe pikërisht te një grup i reduktuar futbollistësh.


Po në orën 15:00 do të luhet edhe takimi Benevento Crotone, ndërsa me shumë interes pritet gjithashtu edhe dueli i orës 18:00 Atalanta Fiorentina, ndërkaq ndeshja e mbrëmjes rikthen rivalitetin ndërmjet Milanit dhe Sampdorias, dy skuadra që paraqiten në Stadiumin Meazza pas një ecurie të gjatë pozitive, falë së cilës këto ekipe tashmë kanë rritur ndjeshëm pretendimet.


18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)