Samir Nasri nuk po nxiton aspak që të firmosë për Arsenalin. Talenti i Olimpik Marsejës është shndërruar në objektivin kryesor të merkatos për trajnerin Arsen Venger, por menaxheri i 20-vjeçarit, Zhan Pier Berns tha: "Nuk duam që të nxitojmë për të hedhur firmën me Arsenalin. Po shqyrtojmë një ofertë të këtij klubi, që është mjaft interesante për Samirin nga pikëpamja sportive. Megjithatë, kemi marrë edhe oferta të tjera". "Topçinjtë" janë gati të paguajnë afro 15 milionë euro për talentin.