Super spektakli "Kenget e Shekullit" shenoi nje tjeter sukses te jashtezakonshem mbremjen e se shtunes ne Teatrin e Televizionit "Klan". Nata latine solli ritmet magjike dhe pasionante te nje muzike qe ka me shume se njeqind vjet qe kendohet dhe adhurohet ne te gjitha kontinentet. Kengetaret shqiptare te ftuar ne kete show performuan me profesionalizem, me nje teknike te persosur interpretimi, por edhe me shume dashuri dhe pasion. Nje performance te shkelqyer dhuruan Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Andrea Trebicka, Frederik Ndoci, Rosela Gjylbegu, Vikena Kamenica, Aurela Gace etj...


Muzike latine nuk do te thote vetem te kendosh, por mbi te gjitha te kercesh me ritmet sensuale te nje vije melodike e cila te pushton nepermjet cdo tingulli te saj. Mes shume te ftuarve speciale te kesaj nate ishin edhe te rinjte e shkolles "Love and dance", ku prej vitesh te rinjte shqiptare mesojne te kercejne. Sigurisht, spektaklin me te bukur dhe te arritur te kercimit e dhane profesionistet e Albi Nako Dance, i cili edhe kete mbremje mundi te surprizoje spektatoret dhe telespektatoret me koreografine e tij dhe interpretimin.


Grupi "Kaoma", surpriza e se shtunes


Ne fund te nates se dyte te "Kengeve te Shekullit" te gjithe ishin ne nje mendje se surpriza me e bukur dhe suksesi me i madh patjeter i takonte sjelljes ne skene te grupit "Kaoma", ose sic e njohim ndryshe grupit te Lambades. Brazilianet e ndezen Teatrin e "Klanit", e cmenden publikun me ritmet e tyre te nxehta, me lirshmerine e performimit dhe ngrohtesine shume te madhe qe treguan per publikun shqiptar. Spektakli vazhdon te shtunen e ardhshme me naten greke.