Njerezit qe kane kryer krime gjate lufterave te fundit ne ish-Jugosllavi, duhet te dalin para drejtesise. Ky vleresim doli nga Forumi IV rajonal per vendosjen e drejtesise ne shoqerite e vendeve te ish-Jugosllavise, i cili vleresohet te jete nje ndihmese ne zbardhjen e fatit te te pagjeturve, por edhe venies para drejtesise te njerezve qe kane kryer krime gjate luftes ne Kosove, Bosnje e Hercegovine, si dhe ne vendet e tjera te ish-Jugosllavise. Drejtoresha e Fondit per te Drejten Humanitare ne Beograd, Natasha Kandic, thote se shoqeria civile duhet te vazhdoje te ngreje zerin dhe te vetedijesoje popullin per padrejtesite dhe krimet qe jane bere ne ish-Jugosllavi. "Para gjyqeve ne Hage dhe atyre nacionale, me shume se 250 persona jane denuar per krime lufte. Kjo eshte nje pjesez, por, megjithate, dicka po leviz dhe mendoj se tubimet si ky, kjo nxjerrje publike e fakteve per krimet e luftes, deshmite publike te viktimave, ka nje jehone, fillon te brengose, te shqetesoje njerezit", shpjegoi ajo. Sipas saj, ajo qe nevojitet, eshte qe si shoqeri civile, me tubime te tilla ne menyre te mjaftueshme t'i shqetesojme ata, te cilet kane pergjegjesi dhe kompetenca te burgosin dhe denojne kryesit e veprave. Forumi kishte per qellim edhe organizimin dhe krijimin e nje komiteti rajonal per zbardhjen e fatit te te pagjeturve. Mirin Ramovic, nga qyteza Prijedor ne Bosnje e Hercegovine, ne te cilen edhe 13 vjet pas perfundimit te luftes nuk dihet fati i rreth 1700 personave, prej te cileve 1.500 jane boshnjake, e vlereson si te rendesishem mbajtjen e forumit dhe shprehet optimist per sukseset e ketij organizimi.