Druri i kuq, i çmuar për shkak të ngjyrës së vet të kuqe prej rubini, po kontrabandohet nga ishulli në përmasa të tilla sa disa janë të shqetësuar se po shkon drejt shfarosjes


Tamasin Ford, BBC  


Mafia e drurit te kuq (1)

Mafia e drurit te kuq (2)

Mafia e drurit te kuq (3)

Mafia e drurit te kuq (4)

Mafia e drurit te kuq (5)

Mafia e drurit te kuq


Kërkimi im për të famshmin bois de rose diçka që unë e kam parë vetëm në fotografi më herët fillon në një kafene jashtëzakonisht të bukur dhe të vjetër në Antananarivo, kryeqyteti i vendit.


Unë po pres për një bloger nga Madagaskari me të cilin u lidha fillimisht në Twitter.


Ne nuk mund të ulemi këtu, më thotë ai sapo mbërrin.


Ky restorant është blerë me para të thata… me paratë e mafies të bois de rose, thotë ai ndërsa sheh përreth i shqetësuar se mos ndokush e dëgjon.


Ky është takimi im i parë me drurin e kuq thjesht përmendja e emrin shkakton frikë.


Qyteti ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga vizita ime e fundit pesë vjet më parë.


Rrugët janë të pista të mbushura me plehra, ndërsa dritat e qytetit shumë rrallë qëllojnë të ndezura. Këto gjëra shiheshin rrallë para grushtit ushtarak të shtetit në vitin 2009. Unë marr një avion për në Antalaha, përgjatë brigjeve në verilindje të ishullit, pranë pyllit të shiut Atsinanana një vend i mbrojtur nga UNESCO si trashëgimi botërore.


Unë bëj një xhiro nëpër hotel dhe brenda pak minutave shoh një tavolinë të kuqe të errët me këmbët me përmasat e një trungu peme. E pabesueshme, me vija të kuqërremta që nisen drejt qendrës së tavolinës.


Është kjo me dru të kuq trëndafili, pyes pronarin e hotelit?


Ai sheh i nervozuar, thotë po, por qartëson se tavolina është bërë para vendosjes së ligjeve të shumta që ndalojnë përdorimin dhe eksportimin e këtij druri, rreth dhjetë vjet më parë.


Shoh përreth hotelit. Çdo gjë duket se është bërë me dru të kuq tavolinat, karriget, zbukurimet dhe raftet.


Unë kam një varëse kapelash, gjithashtu të bërë më drurin e rrallë. Ajo nuk është e imja, thotë ai. Dikush erdhi dje këtu dhe u përpoq ta shiste. Një ditë më vonë bëj një xhiro nëpër treg.


Një grua përpiqet të më shesë një llambadar të bërë me dru të kuq. Vetëm 3 dollarë, thotë ajo duke buzëqeshur.


Lëviz në rrugët e ngushta dhe përballem me një karpentier të ri që gjendet bashkë me babanë e tij. Ata janë që të dy me duar të bëra me një pudër të çuditshme të kuqe.


Ndërsa mbërrij te punishtja e tyre, shoh se e gjithë dyshemeja është e mbuluar me tallash me ngjyrë të kuqe gjaku nga druri i kuq. Ajo gjendet gjithkund.


Por këto karpentierë te tregu janë thjesht një mikrokozmos i një tregtie ilegale në lulëzim, e cila vlerësohet se qarkullon miliarda dollarë.


Mua më thonë se nëse dua prova se ky dru i rrallë po transportohet dhe kontrabandohet jashtë vendit, duhet të shkoj në një vend të quajtur Kam Est një fshat i vogël bregdetar që tashmë është qendra jozyrtare e eksportit të drurit të kuq.


Ai fshat gjendet nëntë orë larg me një motor taksi që ecën përgjatë bregut ranor i ndërprerë nga lumenj të gjerë, kapërcimi i të cilave kryhet duke hipur motorin në mënyrë të rrezikshme mbi një kanoa.


Ne kalojmë përgjatë kamionëve apo makinave fuoristrada të mbuluara deri lart me dyshekë, thasë me oriz apo arka me birrë.


Ku po shkojnë të gjithë këta? pyes. Kap Est, thotë burri para meje. Të gjithë po shkojnë atje për shkak të drurit të kuq.


Unë zbres nga kanoa, pasi kapërcejmë lumin e fundit, duke ecur përmes ujit të ngrohtë dhe të turbullt. Zhurma e gjeneratorëve dhe sistemeve të fuqishme të muzikës më godet para se të mbërrij në breg.


Më ngjan se kam shkuar në një festë i paftuar. Mbaj kokën poshtë, i lumtur se gjendem natën i vetëdijshëm se një gazetar hulumtues mund të mos jetë i mikpritur.


Por arrij të shoh gjithçka. Grupe burrash që pinë liker të lirë nëpër rrugë. Televizione me ekran të sheshtë të vendosur nëpër tavolina të improvizuara. Prostituta të zëna me biznes.


Dukshëm këtu po fitohet para, madje shumë para.


Nuk kalon shumë dhe para meje shfaqen kamionët e rënduar me këtë dru të rrallë dhe të çmuar që janë duke udhëtuar drejt portit. Sapo mbërrijnë atje, ata ngarkohen nëpër varka para syve të të gjithëve.


Filloj të bisedoj me një djalë të ri, i cili del se është një druvar. Ka së paku 1 mijë njerëz në pyll në kërkim të pemëve, thotë ai.


Por është punë e rëndë. Duhet të ecësh së paku dy ditë para se të shohësh ndonjë pemë mjaftueshëm të madhe për ta prerë, thotë ai. Shumica është grabitur gjatë kaosit pas grushtit të shtetit të vitit 2009.


Unë pata pesë orë gjumi të keq para se të merrja udhëtimin e kthimit për në Antalaha. Vëzhgimi im i drejtpërdrejtë në Kap Est nuk është shumë habitës për autoritetet. Të gjithë e dinë se çfarë po ndodh. Por ata e mbajnë gojën dhe sytë të mbyllur, më thotë një punonjës i Ministrisë së Mjedisit.


E ardhmja e këtij druri unik varet nga Heri Rajaonarimampianina, ish-ministri i Financave që u zgjodh president këtë muaj.


A do ta mbajë edhe ai gojën dhe sytë e mbyllur? Apo është i gatshëm të fillojë luftën kundër mafies të drurit të kuq?


Ky shkrim Natyra: Mafia e drurit të kuq të Madagaskarit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.