Vime keshtu ne rubriken tone te perjaveshme Prirjet e Gjelbra. Sot do tju njohim me punen e Qendres se Gjelber te Ballkanit per Shpetimin dhe Riprodhimin e Faunes me ekspoziten The Deep te Muzeut te Historise se Natyres ne Londer qe hedh drite mbi jeten ne thellesite e oqeaneve dhe perpjekjet e nje ambjentalisti per shpetimin e flutures Monark.
200 kilometra ne lindje te Sofjes Qendra e Gjelber e Ballkanit per Shpetimin dhe Riprodhimin e Faunes eshte organizata joqeveritare me e madhe e Bullgarise per mbrojtjen e natyres me 4000 anetare dhe 4 dege rajonale.
Qendra e Gjelber e Ballkanit u krijua ne vitin 1988 nga nje grup studentesh dhe shkencetaresh te Universitetit te Plovdivit ne pergjegje te vendimit te regjimit koumist per sperkatjen e tokave bujqesore ne gjithe vendin me qindra mijera tone pesticide fushate qe shkaktoi ngordhjen e miliona zogjve te eger qe shtegtonin ne Bullgari ne stinen e dimrit.
Qendra e Gjelber e Ballkanit bashkepunon me partneret dhe donatoret e saj per te mbrojtur natyren e Bullgarise dhe te gjithe Gadishullit te Ballkanit duke u angazhuar ne aktivitete te tilla si restaurimi i kenetave dhe ekosistemeve te specive te rralla dhe ne rrezik miratimi i ligjeve per mbrojtjen e natyres dhe zhvillimin.
do vit ne Qender sillen per tu mjekuar rreth 600 kafshe te egra kryesisht zogj dhe 40 perqind e tyre leshohen perseri ne natyre.
Oqeanet mbulojne dy te treat e siperfaqes se tokes dhe jane streha e nje numeri shume te madh speciesh te ujit. Por vetem 150 vjet me pare shkencetaret mendonin se thellesite e deteve ishin krjetesisht pa jete.
Muzeu i Historise se Natyres ne Londer ka hapur ekspoziten The Deep ne shqip Thellesia qe hedh drite piketisht mbi jeten ne thellesiste deri ne tabanin e detit.
Para se te zbuloheshin rrymat e nenujit mendohej se jeta e merrte energjine nga dielli.  Por organizmat qe jetojne ne thellesite e oqeaneve ne mjedise pa dirte dhe ajer e tejet te kripur e marrin ushqimin drejtperdrejt nga depozitimet e mineraleve te tokes. Madje ato jetojne me sulfid hidrogjeni qe eshte tehet toksik per gjithe jeten ne toke. Zbulimi se forma te ndryshme jete mund te ekzistojne edhe pa oksigjen resin se tepermi shanset per forma jete edhe gjetke ne univers.
Ekspozita The Deep eksploron nje bote te gjalle 11000 metra nen nivelin e detit nje bote qe sipas natyralisteve eshte me pak e eksploruar se siperfaqja e henes. Pikerisht ashtu se edhe Toka oqeanet kane kanione vargmale dhe formacione te tjera te ngjashme me ato gjeologjike.
Ekspozita The Deep ose Thellesia e Muzeut te Historise se Natyres ne Londer u inaugurua me 28 maj dhe do te qendroje e hapur deri me 5 shtator.
do vit flutura Monark shtegton nga Amerika e Veriut ne fund te veres per te kaluar dimrin ne pyjet e Meksikes dhe kthehet perseri ne veri ne muajin mars per te shtruar vezet e me pas vdes.
Por tani pesticidet qe perdoren ne fermat amerikane dhe shpyllezimi ilegal i strehes dimerore te flutures Monark po con ne pakesimin e ndjeshem te popullates se saj.
Francisko Gutierrez nje ambjentalist i pasionuar ka ndjekur shtegtimin vjetor prej 6500 kilometrash te flutures ne perpjekje per te ndergjegjesuar publikun per shpetimin e ketij insekti te bukur. Nga Kuebeku permes Kataraktit te Niagares deri ne rajonin jugor te Meksikes Gutierrez ka fluturuar ne te njejten lartesi me ate te flutures me avionin e tij shume te lehte qe eshte lyer me bojra qe i perngjajne atyre te flutures Monark.
Misioni i tij ka qene shprehje e mesazhit se ne kemi vetem nje planet te perbashket dhe gjendja e flutures Monark duhet te na nxise te kujdesemi per te.
Rubriken Prirjet e Gjelbra mund ta ndiqni edhe ne faqen tone te Internetit zeriamerikes.com si dhe ne YouTube/zeriamerikes.