DuaLipa_RedCarpet_NMEAwards2017_LP_20170215_0064-550x349 dualipa-550x386Mbrëmjen e djeshme në Londër është mbajtur ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve të rëndësishme në muzikë nga prestigjiozja NME. Ndër emra të njohur të skenën ndërkombëtare, ka shkëlqyer edhe shqiptarja Dua Lipa. Pas një viti të jashtëzakonshwm me koncerte dhe bashkëpunime, këngëtarja shqiptare është vlerësuar si Artistja e Re më e Mirë.


Ylli i pop-it për të cilën kanë shkruar shumë media ndërkombëtare është ngjitur në skenë për të tërhequr çmimin ajo ka thënë se ky vlerësim nënkupton botën për të.


Oh faleminderit shumë. Faleminderit për çdokënd që ka votuar për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj edhe menaxhmentin tim, shtëpinë time muzikore dhe të gjithë juve për punën e palodhshme, agjentin tim, familjen time, miqtë dhe faleminderit NME shumë për këtë çmim. Do të thotë sa e gjithë bota për mua, ka shkruar Dua.


Ndërkohë këngëtarja është ngjitur edhe një herë tjetër në skenë për të performuar live një prej hiteve të saj, atë me titull Be The One.


Kujtojmë se bashkëpunimi i saj i fundit me DJ-in Martin Garrix po dëgjohet gjithnjë e më shumë duke e shndërruar kështu Duan në një emër tashmë të njohur kudo në botë.