Legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano është ndarë nga jetë në moshën 71 vjecare, si pasojë e një ataku kardiak. Vitet e fundit Pano i ka kaluar në shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe vdiq. Panajot Pano lindi në 7 Mars të vitit 1939 në Durrës. Karriera e sulmuesit profilik, ka filluar si portier në fakt, me ekipet e moshës të Tiranës, por më pas ai u bë sulmuesi më i famshëm i rivalëve të qytetit Partizani.




I pajisur me një teknikë fine dhe një driblim dehës, Pano thërritej me
nofkën Macja, sepse askush nuk arrinte ta kapte. Në 18 vjet karrierë,
Pano la luajtur mbi 700 ndeshje, duke shënuar 450 gola, ndërsa ka veshur
fanellën e kombëtares 24 herë. Pano fitoi 4 tituj kampion me
Partizanin, 5 Kupa të Shqipërisë, dhe në 1970, Kupën e Ballkanit Cup.

Në muajin nëntor të 2003, ai është zgjedhur lojtari i shekullit i
Shqipërisë në jubileun e UEFA's, nga Federata shqiptare, i vlerësuar si
lojtari më i mirë në 50 vitet e kaluar. Në mars të 2009, Pano ka marrë
edhe titullin nderi i kombit nga Presidenti, Bamir Topi. E kjo është
hera e parë në historinë e vendit, që një futbollist merr këtë titull,
një vlerësim që Panajot Pano e meritoi plotësisht.

Eno Skarço