Ish-drejtori i Pergjithshem i Radio Televizionit Shteteror Shqiptar, Thanas Nano, ka nderruar jete dje, ne moshen 92-vjecare. Ne kujtim te tij, RTVSH ka vendosur qe sot ne mesdite, ora 13:00, ne hollin e godines te zhvilloje homazhe per te kujtuar faktin se Nano ka qene drejtues i institucionit shteteror. Me origjine nga Lunxheria e Gjirokastres, Thanas Nano u lind ne Nokove, me 23 mars 1916. Ne rini ka ndjekur studimet e mesme ne Normalen e Elbasanit. Me pas, ai u perfshi ne Levizjen Antifashiste. Ne vitet e komunizmit, Nano drejtori RTVSH, por dhe Agjencine Telegrafike Shqiptare, ndersa pati post drejtues dhe ne Ministrine e Arsimit e te Kultures. Po gjate sistemit monist, ai punoi disa vite si shef i zyres se informacionit ne Kryeministri. Thanas Nano eshte babai i deputetit te Partise Socialiste dhe ish-kryeminister, Fatos Nano dhe tre vajzave.