Nebojsha Gllogovac aktori i njohur i teatrit serb është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Beogradit. Vetëm pak kohë më parë Nebojsha Gllogovac ishte në Tiranë për të interpretuar veprën e Shekspirit Romeo e Zhuljeta.


Pas premierës që pati në Beograd kjo vepër që u realizua me aktorë serbë e shqiptarë udhëtoi drejt Prishtinës e Tiranës. Shfaqja me regji nga Miki Manojlovi dhe bashkëproducentit nga Kosova, Jeton Neziraj ishte një projekt i përbashkët teatror që synonte të thyente barrierat gjuhësore dhe urrejtjen nacionale mes dy popujve duke përçuar mesazhin e integrimit dhe harmonisë mes njerëzve pa dallime etnike.


Në këtë projekt të rëndësishëm intepretuan aktorët Uliks Fehmiu,: Mensur Safciu, Nikola Rakoçeviq, Armend Ismaili, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasha Tapushkoviç, Anita Mançiç dhe Arta Selimi. Dramaturgjia nga Olga Dimitrijevi, skenografia, Branko Hojnik, kostumografia Zora Mojsilovi Popovi, koreografia, Sonja Vukievi. Shfaqja u dha në dy gjuhë, serbe dhe shqiptare.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)