Ndahet nga jeta në moshën 96-të vjeçare aktorja e njohur franceze Michele Morgan.


Ikona e kinematografisë franceze ishte e para femër që fitoi çmimin si aktorja më e mirë në festivalin e Kanës në vitin 1946-të.


Filmat e saj më të njohur për publikun  janë Quai des Brumes  ku aktorja intepretoi bashkë me aktorin Jean Gabin, si dhe The Fallen Idol.


Për ndarjen nga jeta të aktores reagoi edhe presidenti frances Francois Hollande, i cili gjatë një deklarate të tij e përshkroi aktoren si personifikim të elegancës dhe hijeshisë.


Gjatë karrierës së saj të gjatë aktorja ka fituar edhe shumë  çmime të tjera dhe ka yllin e saj në rrugën e yjeve në Hollywood.


\Ora News.tv\


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter