Kombetarja
Shpallet lista anti-Bosnje nga te cilet 8 jane mbrojtes. Mungon Jonuzi ne sulm

Pak ore perpara se sa te perfundonte ne spital per shkak te nje hemorragjie cerebrale e cila ka vene tashme ne diskutim te ardhmen e tij ne krye te Kombetares kuqezi pikerisht atehere kur dukej se gjithcka po shkonte ne nje rrjedhe normale trajneri kroat Josip Kuzhe kishte publikuar listen e lojtareve te planifikuar per tu grumbulluar per dy sfidat e javes se dyte te tetorit kunder Bosnjes me 8 tetor ne Tirane dhe kunder Bjellorusise me 12 tetor ne transferte. Kjo liste tashme do te jete e pandryshueshme sido qe te jene zhvillimet ne lidhje me shendetin e trajnerit te perfaqesues sone te cilit i urojme me te miren. Tekniku kroat ka perzgjedhur 23 lojtare per keto dy sfida ku nuk ka surpriza por vetem disa ndryshime. Pervec tre portiereve te stampuar tashme si te padiskutueshem ne listen e Kombetares sone Beqajt Hidit Ujkanit te radhitur sipas hierarkise bie ne sy blindimi i repartit mbrojtes me 8 alternativa Lila Dallku Vangjeli Agolli Teli Cana Vrapi Beqiri ku risi perben vetem grumbullimi i Elvin Beqirit te Khazar Lankaran i cili do te marre keshtu vendin e Debatik Currit te demtuar. Po ashtu e blinduar duket edhe mesfusha me 8 lojtare te gatshem per te zbritur ne fushe. Sipas informacioneve te fundit Altin Lala edhe pse pjese e listes rezulton i demtuar. Ne ndeshjen e pare nuk do te aktivizohet. Ne rast se do te jete ne gjendje per te luajtur ne ndeshjen e dyte mund te zbrese ne fushe. Per sa i perket sulmit ky repart formohet nga treshja e te zakonshmeve Bogdani Salihi Kapllani te cileve u eshte shtuar edhe Bakaj. Ndersa mungon Ahmet Jonuzi i cili ishte pjese e perfaqesueses ne dy ndeshjet e para zyrtare por nuk u aktivizua asnje minute.