Ndalesat në zonën Shengen, kur thyen afatet apo për vepra të ndryshme penale, kanë penalizuar shpesh qytetarët. Avokati Krenar Bardhi thotë se  ndalesa qëndron prezente nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi.


Mungesa e informacionit ka bërë që dhjetëra shqiptarë të arrestohen sapo shkelin në vendet Shengen. Bëhet fjalë për qytetarë, që për arsye të ndryshme i është ndaluar lëvizja në zonën Shengen nga shtetet përkatëse.


Avokati Krenar Bardhi, i cili ka shqyrtuar shumë raste thotë se pavarësisht se mund ta kenë kaluar afatin e caktuar pesë apo dhjetë-vjeçar, ndalesa qëndron prezent nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi. Bardhi, u bën thirrje shqiptarëve që para se të shkelin këto shtete, të sigurohen që emri i tyre është hequr nga sistemi.


Krenar Bardhi avokat: Me një dokument identiifikimi bëjmë një  kerkesë autoriteteve italiane dhe marrim një përgjigje rreth qënies se espulsit apo jo. Në rastin e ekzistencës bëhet një kërkesë e dytë për fshirjen nga sistemi informative i Shengenit dhe sigurohet kalimi i lirë.


Pjesa dërmuese e shqiptarëve që u është ndaluar hyrja, janë ata që kanë kryer vepra penale dhe kanë kryer burg, por të shumtë janë edhe ata që kanë thyer rregullat e Shengenit duke qëndruar më shumë se 90 dite në vendet e Bashkimit Europian. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter