Ndalet Prishtina, tani 5 pikë larg Feronikelit
Prishtina ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull, duke barazuar në “Stadiumin e Qytetit” në kryeqytet me Trepçën 89’, pa gola 0:0.
Ky barazim, e lë skuadrën e Ramiz Krasniqit pesë pikë larg liderit, Feronikelit, që sot mundi 3:1 Kosovën e Vushtrrisë.
AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};
Prishtina tani në vendin e dytë, numëron 55 pikë, pesë larg Feronikelit, që ka 60, katër xhiro para përfundimit të kampionatit./Indeksonline/