Pavarësisht nga paralamjërimet, drejtuesit e automjeteve të transportit publik vijojnë të ndalojnë vend e pavend për të marrë pasagjerë. Në autostradën Tiranë-Durrës ky fenomen rrezikon të kthehet në burim aksidenti.


Së fundmi, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar këtë segment, duke kontrolluar 50 automjete dhe vendosur masa administrative.


Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik, të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse, me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.


Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në  vijat e bardha, por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)