Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër ka ndaluar sot dy shtetas turq që kishin shkelur afatin e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ata janë Selman Keys dhe Ergyn Arapaci. Të dy punonin si bojaxhinj në lyerje makinash pranë një servisi në dalje të Gjirokastrës. Afati i qëndrimit në territorin tonë u kishte mbaruar që në datën 1 prill. Shtetasit e huaj janë shoqëruar në polici dhe më tej janë përcjellë për në departamentin e Kufirit dhe të Emigracionit në Tiranë , ku do të kryhen veprimet e mëtejshme. Ka shumë gjasa që ata të riatdhesohen.(V.N)