Njëzet vjet më parë, dy shtete vendosën ti japin fund bashkëjetesës së vet që pati zgjatur për shumë dekada. Mënyra e ndarjes me marrëveshje dhe pa asnjë konflikt të dukshëm, vijon ta konsiderojë këtë ngjarje një shembull frymëzues për botën


Historia


Doc. ESAT HETA  


bratislava

Bratislava_Panorama_01_newWikiMedia

Harta

Praga

prague cmyk

Vila Tugendhad - Brno


Vendimi për ndarjen e Republikës Federative Çeke e Sllovake u mor në muajt e fundit të vitit 1992 dhe nga data 1.01.1993 ajo u bë realitet.


Në atë kohë u fol shumë për mënyrën e ndarjes së federatës, ku një nga variantet ishte edhe ajo e zgjidhjes nëpërmjet një referendumi.


Kjo rrugëzgjidhje, nisur nga një ligj i formuluar në mënyrë të papërgjegjshme, shtronte kushtin që pala, e cila kërkon referendum për tu shkëputur nga federata, në rast shkëputje, është e detyruar që pasuritë e saj tia lërë palës tjetër. Në këto kushte, z. Vladimir Meçar, në atë kohë ish-kryetar i partisë VPN (Verenost Proti Nasili – Publiku Kundër Dhunës) e më vonë kryetar i partisë HZDS (Hnuti Za Demokratickou Slovenska Lëvizja Për Sllovakinë Demokratike), theksonte se nëse kërkesa për referendum do të bëhej nga pala sllovake, pyetja e parë që u duhej bërë sllovakëve, do të ishte nëse ata janë dakord me faktin që të gjithë pasurinë e tyre të pranojnë tua lënë çekëve.


Natyrisht, sipas z. Meçar një referendum i tillë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të rriste tensionet mes sllovakëve e çekëve, pavarësisht nga dëshira e qytetarëve sllovakë për pavarësi.


Shpërbërja e federatës, sipas politikaneve të kohës, nuk ishte pasojë e intrigave ose gabimeve të ndonjë udhëheqësi. Ekzistenca e Çekosllovakisë dhe ndarja e saj u diktua nga kushtet historike të kohës. Në vitin 1918, sllovakët, sipas V.Meçar, e mirëpritën krijimin e shtetit çekosllovak dhe u lumturuan se u larguan nga diktati hungarez në kuadrin e Austro-Hungarisë, ndërsa çekët ishin për ta vëllezër.


Megjithatë, që në fillimet e shtetit çekosllovak, lindën edhe problemet e para të përfaqësimit në drejtimin e shtetit, ku pala sllovake ndihej më e dobët në këtë bashkim, si dhe fakti që Sllovakia mbas vitit 1918 konsiderohej si një provincë e jo si komb, e pikërisht kjo ide, sipas V.Mecar, çoi në të gjitha kundërshtitë e lindura më vonë mes sllovakëve e çekëve.


Me ardhjen e demokracisë u bënë shumë përpjekje për zgjidhjen e problemeve të trashëguara e kryesisht ato të karakterit ekonomik. Që në fillim të vitit 1990, në mbledhjen e përbashkët të tri qeverive, asaj federale dhe të dy republikave, u arrit në përfundimin se federata nuk mund të funksionojë me të njëjtat principe si gjatë komunizmit. Në planin ekonomik sipas z. Meçar, në diskutimet ndërmjet qeverive asnjëherë nuk u bë i qartë aspekti financiar i përmasave, pra ku merrej fitimi nga të ardhurat dhe në territorin e cilit shtet lindte ky fitim, sepse gjithçka bëhej nëpërmjet institucioneve bankare e atyre tregtare që ishin në Pragë.


Në diskutimin e buxhetit për vitin 1991 pati përplasje edhe për sa u përket donacioneve të federatës në adresë të republikave, të cilat ishin parashikuar vetëm për vitin 1991. Për vitin 1992 donacionet parashikoheshin të ndërpriteshin, megjithëse Sllovakia do të vazhdonte dhe më tej të prodhonte dhe të kontribuonte për federatën.


Në janarin e vitit 1990, mbas fjalimit të Presidentit Vaclav Havel mbi ndryshimin e emrit dhe të stemës shtetërore, heqja e fjalës socialiste nga emërtimi i deriatëhershëm i federatës u konsiderua nga të gjithë deputetët si tepër normale, por sipas Vaclav Klaus, Kryetar i Partisë ODS (Obcanska Demokraticka Strana – Partia Demokratike Qytetare), menjëherë pas këtij propozimi, parlamentarët sllovakë kërkuan që në mesin e fjalës Çeskoslovensko të vendosej vija ndarëse dhe të bëhej Çesko-Slovensko, gjë që çekëve nuk u pëlqeu dhe u konsiderua si lufta e vijës ndarëse (pomlckova valka), lojë e cila zgjati për rreth tre muaj. Ky qëndrim sipas V.Klaus dha edhe sinjalet e para se bashkëjetesa e çekëve dhe sllovakëve në demokraci, nuk do të ishte e lehtë.


Përveç qëndrimeve të njërës apo tjetrës palë për probleme të caktuara, sipas V.Klaus, në ndarjen e federatës influencoi edhe qëndrimi i Presidentit Vaclav Havel, i cili vizitën e tij të parë si President i Republikës e bëri në Gjermani e jo në Sllovaki, kjo ndoshta si rrjedhojë, shprehet ai, e mungesës jetësore me Sllovakinë.


Po sipas V.Klaus, palën sllovake e shqetësuan më shume se çdo gjë tjetër edhe dy çështje; Deklarata për likuidimin e industrisë ushtarake, gjë që sllovakët e mbartën me vështirësi. Punëtorët e këtyre uzinave këtë deklaratë e konsideruan si një sulm ndaj Sllovakisë, nisur nga fakti se pjesa më e madhe e uzinave dhe fabrikave gjendeshin në Sllovaki. Çështja e dytë sipas V. Klaus, ishte edhe deklarata pa vend e V.Havel se si njerëzit mund të jetojnë në kafaze lepujsh (kralikarnach), ku bëhej fjalë për banesat me parafabrikate të ndërtuara në të gjithë territorin e federatës. Kjo deklaratë, e përsëritur edhe gjatë vizitës së tij në Sllovaki, e ku bëhej fjalë veçanërisht për ndërtimet e qendrës më të madhe të banimit me parafabrikate në Petrzhalka të Bratislavës ku banonin dhjetëra, mijëra qytetarë, ishin çështjet që sipas V. Klaus, sllovakët i mbartën me më shumë vështirësi sesa vizitën e tij të parë si President në Berlin e jo në Bratislavë.


Me mbylljen e uzinave e fabrikave ushtarake, Sllovakia u ndodh para problemeve të mëdha ekonomike e, si rezultat, papunësia u rrit shumë. Kjo situatë çoi në demonstrata masive nëpër rrugët e Sllovakisë, ku rolin kryesor e kishin të papunët, kryesisht të industrisë ushtarake. Në këto demonstrata, sipas V. Meçar shpreheshin pakënaqësitë ndaj qeverisë federale, e cila nuk ishte e predispozuar tu jepte zgjidhje disa çështjeve të rëndësishme, siç ishte p.sh. edhe ajo e Industrisë Metalurgjike, e cila momentalisht funksiononte, si dhe ndaj deklaratave të Presidentit V. Havel.


Po sipas V. Mecar, u krijua bindja se organet federale vetëm prisnin që ndërmarrjet të falimentojnë.


Deri në mesin e vitit 1992, shumica e sllovakëve is