Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


ruci per meten


Teksa kujton vitet që ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Korçës, Ruçi i shpreh ngushëllimet familjes së ish-deputetit.


Përkushtimi, maturia, qytetaria, kultura legjislative dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim, shkruan Ruçi, ndërsa thekson se këto cilësi Faber i shfaqi në jetën dhe veprimtarinë e tij parlamentare, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar.


Me trishtim mora vesh ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Niko Faber ka shërbyer për dy mandate, 1997-2001 dhe 2001-2005 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në qarkun e Korçës. Përkushtimi, maturia, qytetaria, kultura legjislative dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim Niko Faber. 


Këto cilësi ai i shfaqi në jetën dhe veprimtarinë e tij parlamentare, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar, një shembull referimi për kolegët dhe gjithë funksionarët publikë në Shqipëri. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe në emrin tim personal i shpreh familjes, bashkëshortës, vajzës, djalit dhë të afërmve,  ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e njeriut të dashur, shkruan Ruçi.