Agjencia e lajmeve Reuters raporton se ndër të vrarët e sulmit terrorist në universitetin Bacha Khan të Pakistanit, ka student, zyrtarë policor, roje të universitetit dhe një profesor i lëndës së kimisë, Syed Hamid Hussain.

Shumë prej të vdekurve thuhet se janë qëlluar në kokë.




"Ata erdhën nga prapa dhe u dëgjua një trazirë e madhe”, tha një student nga Spitali i Charsadda-së. “Profesorët na thanë të largohemi menjëherë nga universiteti, derisa shumë të tjerë u fshehën edhe nëpër banjot e universitetit”, ka thënë ai për Reuters, transmeton Gazeta Express.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Në pamjet e televizioneve lokale u panë automjete ushtarake të mbushura me ushtarë dhe helikopterë që vëzhgonin nga larg. Gjithashtu kishte edhe automjete te ambulancave.




Të pranishëm ishin edhe prindërit e studentëve të vrarë që ishin mjaft të shqetësuar dhe ngushëllonin njëri tjetrin.




Ndërkohë dyshohet se kanë vdekur më shumë se 20 persona, shkruan The Guardian.