Ndërron jetë prëesidenti i nderit i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo. Pas një sëmundje të rëndë, Godo ndërroi jetë pak çaste më parë.
Një figurë mjaft e njohur e politikës shqiptare, prersidenti i nderit i PR-së, Godo nuk mundi të mposhtë sëmundjen, duke u ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.
Presidenti i Nderit të asamblesë së republikanëve vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë neëmushkëri, e ndjerë kjo edhe me mungesën e tij në debatin politik publik e në media gjatë muajve të fundit.
Godo doli të premten nga spitali, por me sa duket për ta ndalur këtu jetën e tij, një jetë aktive dhe jo vetëm prej politikani të matur, siç brezi e ri e njeh në 20 vitet demokraci të vendit, plakun e urtë të republikanëve.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmes një deklarate për shtyp ngushëlloi familjarët e politikanit dhe patriotit Sabri Godos, Gjithashtu, PDIU siguroi familjen Godo se emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne.
Gjithashtu, zyra e shtypit pranë PS-së bëri me dije në deklaratën e saj se “në emër të socialistëve shqiptarë kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Ai ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes”.
Kush ishte Sabri Godo
Sabri Godo lindi në Delvinë më 8 gusht 1929 ku kreu dhe shkollën fillore. Të mesmen e vazhdoi në Tiranë, po për ta ndërprerë në mes dhe për t’u angazhuar në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Godo njihet për një numër veprash dhe romanesh me karakter historik, ku më të njohurat janë “Skenderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”.
Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike.
Pasi regjimi diktatorial preku fundin e tij, Godo themeloi në janar të vitit 1991 Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vite rradhazi. Aktualisht është president nderi i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Godo ishte dhe bashkekryetar i hartimit të Kushtetutës së rë të Republikës së Shqipërisë, e cila u miratua në referendumin e vitit 1998.
Edhe pas shkeputjes së tij nga politika aktive, Godo nuk i ka munguar asaj, duke dhënë këndvështrimin e tij për çështjet më delikate dhe të debatueshme në periudha mosmarreveshjesh të theksuara politike, këndvështrim ky që do t’i mungojë që klasës politike që nga 3 dhjetori i vitit 2011.
• Plaku i Butkës", Roman historik (1966)
• Ali Pashë Tepelena, roman (1970)
• Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972)
• "Intendenti", tregim (1973)
• "Skënderbeu (1975)
• "Prova e zjarrit", roman (1977);
• "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
• "Ujrat e qeta", roman, (1988);
• "Koha e njeriut", roman (1990).
• "Udhëtari", roman (2009)