Masë ndëshkimore me gjobë për 14 tifozë të skuadrës së Tiranës, të cilët u bënë protagonistë për ndërprerjen e takimit të basketbollit në derbin e kryeqytetit, që u luajt më 27 tetor në Farie Hoti.


10 deri 15 mijë lekë gjobë ka qenë masa administrative e Policisë së Tiranës, por jo vetëm kaq. Individët e skeduar si të dhunshëm, janë përfshirë në një listë të zezë dhe nëse përsëritin veprimet e tyre, do tu ndalohet deri në 2 vjet hyrje nga ambientet sportive.


Policia Shtetit duket se po kthen në realitet atë që kishte premtuar kohë më parë dhe që ishte kaq shumë e nevojshme për të sensibilizuar ultrasit që shkaktojnë trazira në përballjet sportive.


11 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)