Ndahet nga jeta ish-presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën Jugore dhe ikona kundër aparteidit, Nelson Mandela, në moshën 95 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma. Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë në vitet 1990, pas 27 vitesh burg.

Ai ka qenë nën mjekim të vazhdueshëm për shkak të një infeksioni në mushkëri. Gjatë një deklarate për televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Zuma u shpreh se Nelson Mandela është ndarë nga jeta dhe tashmë prehet në paqe.

Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, ndërsa si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, u zgjodh në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen pas 5 vjetësh në këtë post.

(a.k/News24/BalkanWeb)