Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka ndërruar jetë në mënyrë. Ai vuante prej disa kohësh nga leucemia dhe nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.
54 vjeçari u tërhoq nga politika në vitin 2014. Lajmin e bëri të ditur Alexander Vogel, kreu i zyrës së Fondacionit Westerwelle të themeluar nga ish-kryediplomati.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Westerwelle ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe zëvendës kancelar pranë kancelares Angela Merkel nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Si ministër i Jashtëm, Westerwelle mbrojti me forcë “kulturën e përmbajtjes ushtarake” dhe kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s në Libi në vitin 2011.
Ai vinte nga radhët e Partisë Liberale gjermane. Westerwelle ishte i martuar me një partner tjetër.
/Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter