Aktori i mirënjohur Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku kardiak.


Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbaruar studimet në Shkollën e Lartë për Aktor Aleksandër Mojsiu në Tiranë dhe karrierën e nisi në vitin 1966 në qytetin e Shkodrës ku punoin si aktor profesionist në Teatrin Migjeni.


Në vitin 1969 u transferua në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Këtu ka interpretuar në shumë pjesë si Arturo Ui e Bertold Brehtit, Toka jonë e Kolë Jakovës, Prefekti e Besim Lëvonjës etj…


Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë ishte ai Partizanit të plagosur në filmin Komisari i Dritës. Më tej interpretoi në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin Njësiti Guerril , rolin e Sotir Filipit Kasketa në filmin Operacioni Zjarri, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin Tinguj Lufte, rolin e Gjeneralit turk në filmin Nëntori i dytë etj.


Roli i tij më i fundit ishte në vitin 2009, ku ishte karakteri i Myrtezait në filmin Ne dhe Lenini.


Sulejman Delvina gjithashtu ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai është i martuar me pianisten Anita Tartari dhe ka një vajzë, Enin, e cila është sot një pianiste e njohur.


Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin Naim Frashri i Artë.


19 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)