Projekti për ndërtimin e segmentit Milot-Fier ka shkaktuar shumë zhurmë në radhët e politikës, por jo vetëm, për shkak të kostos së lartë që do të ketë.Plot 1 miliardë e 200 milion euro, tha kryeministri Rama do të marrë fituesi i këtij projekti për të nisur ndërtimin e rrugës.


shpetim agolli


Ndërtimi i këtij segmenti është komentuar, në facebook edhe nga kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Shpëtim Agolli, i cili shkruan se rruga do të kushtojë 23 milion euro për kilometër.


Agolli e krahason segmentin Milot-Fier me ndërtimin e rrugës Egnatia në Greqi, por kostoja për 1 kilometër, ne kete te fundit është vetëm 6.3 milion euro, duke shtuar se ajo ka standarte të larta ndërtimit, ura e tunele, por sërish kushton 4 here më pak.


Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër. Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët po ti kisha për kampion, ashtu si sondoja rrugët, do tua shpoja kokat, do i çoja në laborator ti shtypja me presë dhe në fund do ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm- shkruan ai.


Postimi i plotë:


Rruga Milot Fier do të kushtojë  23 MILION EURO PËR KILOMETËR. Rruga Egnatia në Greqi rreth 1000 km, që fillon nga kufiri me Turqinë deri tek porti i Igumenicës, si dhe aksi Kostur-Janinë, në të cilën pata rastin të punoja për disa vite me kompaninë. Geognosi -Themeliodhomi për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge, e dini sa e ka koston për kilometër? VETËM 6.3 MILION EURO E njoh mirë këtë rrugë e cila ka standartet më të larta të ndërtimit, shumë vepra arti, ura dhe tunele. P.s. Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër. Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët po ti kisha për kampion, ashtu si sondoja rrugët, do tua shpoja kokat, do i çoja në laborator ti shtypja me presë dhe në fund do ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm.


Disa ditë më parë qeveria çeli garën ndërkombëtare për segmentin rrugor Fier-Milot, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja Balluku bëri me dije, se ky projekt do të kushtojë 1.2 miliardë euro. PD e quan projektin korruptiv dhe premton anulimin e tij sapo të vijë në pushtet.