BifshaNga Thoma Qirjazi

I ftoj të gjithë tifozët bluzinj që të jenë të pranishëm sot në stadium, ndërsa garancia ime për ta do të jetë që ta nxjerrim me sukses këtë ndeshje të fundit të këtij sezoni në Gjirokastër


Bluzinjtë e Luftëtarit i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre për ndeshjen me Pogradecin, që do ta luajnë sot në Gjirokastër. Dhe duke qenë se është ndeshja e tyre e fundit përpara sportdashësve gjirokastrit të gjithë janë të angazhuar për ta nxjerrë me sukses këtë ndeshje. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës dhe ka zgjatur rreth 30 minuta. Dhe pas përfundimit të kësaj seance stërvitore ka folur për të gjithë gazetarët trajneri i Luftëtarit, Petraq Bifsha.


Është ndeshja e fundit që do të zhvillojmë para sportdashësve gjirokastrit dhe kjo më bind se skuadra është e aftë ta mbylli me fitore këtë takim. Përsa i përket humbjes me Mamurrasin mendoj se ishte një disfatë të cilën edhe mund ta shmangnim. Por në ndeshjen e zhvilluar, pavarësisht humbjes, më kënaqi loja që zhvilluan të rinjtë. Këta lojtarë hapat e tyre do ti kenë më pozitive, ndërsa janë e ardhmja e Luftëtarit sepse, të paktën sipas mendimit tim, janë lojtarë me shumë perspektivë. Prandaj mu desh ti aktivizoja në ndeshjen me Mamurrasin.


Por gjithnjë e bëra këtë sepse ne ishim brenda objektivit tonë, pasi e kishim siguruar më parë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ndeshjen me Pogradecin e kemi vlerësuar në maksimum dhe do të zhvillojmë një ndeshje për krenarinë e qytetit dhe për ti dhënë besimin atyre që do të na ndjekin ndaj liqenorëve të Pogradecit. Grupi është i plotë pasi nuk do të kemi mungesa as për shkak kartonësh e as për shkak dëmtimesh. E vetmia mungesë që më shqetëson është Duka, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar.


Kam dhe lojtarë të tjerë që i kam provuar dhe është i mundshëm edhe aktivizimi i Xhafës, i cili ishte i pezulluar në ndeshjen me Mamurrasin për arsye kartonësh. Shpresoj që ta mbyllim me një fitore të suksesshme ndaj Pogradecit. Dhe meqe është ndeshja e fundit e sezonit i ftoj të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm, ndërsa garancia ime për ta është se do ta mbyllim me fitore, ka përfunduar Bifsha, kurse formacioni i mundshëm i Luftëtarit është: Birja, Sinani, Stojkoviç, Brahimi, Sulejmani, Zholi, Braho, Karakaçi, Xhafaj, Nora, Galica.


The post Ndeshja e fundit në shtëpi, Bifsha do fitoren me Pogradecin appeared first on Sporti Shqiptar Online.