Nga 3 prilli në Brunei, homoseksualët dhe ata që shkelin kurorën,  rrezikojnë ndëshkimin për tu qëlluar me gurë: shteti i vogël islamik në fakt e ka futur dënimin koranik, si pjesë të zbatimit të një kriteri të ri penal të bazuar në Sheriat.


Subjektet e mbretërisë së vogël të Azisë Juglindore do të jenë subjekt i një serie të re ligjesh, të cilat përfshijnë edhe amputimin e një dore dhe një këmbë për krimin e vjedhjes.


Brunei, i cili në vitet e fundit ka miratuar një formë më konservatore të Islamit, njoftoi në vitin 2014 qëllimin e saj për të futur Sheriatin, sistemin ligjor islam që imponon dënim të rëndë trupor, nëpërmjet një direktivi nga Sulltani i Bruneit, i cili është një nga udhëheqësit më të pasur në botë me një pasuri personale prej rreth 20 miliardë dollarë dhe që ka qëndruar në fron që nga viti 1967.


Ligji i Sheriatit do të zbatohet vetëm për muslimanët, të cilët përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë. Në vendin e vogël të Azisë Juglindore, alkooli ka qenë i ndaluar prej kohësh dhe ka gjoba dhe dënime për ata që nuk shkojnë të falin namazin e së premtes.


Njoftimi i kodit të ri penal u prit me tronditje nga grupet e të drejtave të njeriut. Amnesty International i kërkoi Bruneit që “të ndalojë menjëherë” zbatimin e sanksioneve të reja, të definuara si “thellësisht të gabuara”. Disa nga rastet, thekson OJQ-ja ndërkombëtare, “as nuk duhet të konsiderohen krime, duke përfshirë marrëdhëniet konsensuale midis të rriturve të të njëjtit seks”.


Gazeta Shqip