Kryeministri Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur ditën me një grua të nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike, të cilës i është gjetur punë nga zyra e punës.


Mirëmëngjes dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten dhe familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe videon.


Renata Lushnja tregon se me ndihmën ekonomike merrte 75 mijë lekë të vjetra, ndërsa në familje janë vetë i gjashtë dhe nuk e përballonin dot jetesën.


Më tej shton se aplikoi në zyrën e punës, ku aty e morën dhe i gjetën punë. Me rrogën që marr jam shumë e kënaqur, shprehet Renata në rrëfimin e saj.






MIRËMËNGJES dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten e familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë


Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 1. April 2018



2 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)