Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos që familjes së Agim Lleshit t’i jepet një ndihmë financiare me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Familjes së këtij shtetasi do t’i jepet një ndihmë e menjëhershme financiare, në masën dyqind mijë lekë. Këtë ndihmë e përfitojnë familjarët e personave që janë të dëmtuar në punë apo kanë humbur jetën, sipas rregullave që parashikon Ministria e Punës. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2008, për “Transferta të brendshme”, që është miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, ngarkohen nga qeveria për zbatimin e këtij vendimi.

20 Mars 2008