Shkrimit në 77 news për ish të burgosurin politik Idris Agolli, vuajtjen e tij ekstreme, i cili prej afro 20 vitesh mbijetonte me copa buke dhe kanacce nëpër kazanët e mbeturinave të qytetit Rrëshen, i është pëgjigjur pozitivisht biznesmenia Keti Bazhdari. Menjëherë pas sensibilizimit mediatik, Keti erdhi nga Shkodra, ku ka një bisnes të saj,dhe u interesu për familjen Agolli, e lënë në harresë që prej daljes së tij nga burgu në vitin 1991. Idrisi dhe bashkëshortja e tij Maria nuk dispononin asnjë lloj ndihme, as përkrahje sociale apo pension, edhe pse 16 vite ka punuar në burg politik në minierat më të vështira të vendit.


Nga ana tjetër nuk figuronte dhe në listat e dëmshpërblimeve për mungesë lekësh për te kërkuar të drejtën. Madje për këtë mungesë ka humbur dhe shikimin nga njëri sy, dhe vuante nga një sërë sëmundjesh në barakën ku jeton në rrethina të qytetit të Rrëshenit. Gjendja skandaloze në të cilën Idrizi jetonte ka prekur thellë Keti Bazhdarin, e ardhur nga një familje me persekucion të thellë politik në Shkodër.


Ajo është interesuar për jetën e kësaj familje, mungesën e dokumentacionit etj. Si ndihmë të parë i ka premtuar lidhjen e një “pensioni” të përmuajshëm prej 7 mijë lekësh të reja nga bisnesi i saj, si dhe përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për të marrë këstet e dëmshpërblimit si ish i burgosur politik. Pikërisht sot Idris Agolli përmes një llogarie të hapur enkas për të, ka marrë shumën e premtuar, gjë që do të vazhdojë cdo muaj,deri në përmirësimin e gjendjes së kësaj famulje me lidhjen e pensionit të përhershëm të merituar si ish i bugrosur dhe punëtor miniere për 16 vite.


Edhe pse ka bërë 16 vite burg në minierë, edhe pse është invalid, edhe pse nuk ka asnjë të ardhur, Idrizi me bashkëshorten Marijen, nuk kanë asnjë lloj ndihme ekonomike, por as pension a gjë tjetër. Madje nuk kanë mundur të kenë as pasaportizim në Rrëshen, pasi gjendja civile ka 18 vite që u nxjerr pengesë. Dhe kështu jetojnë si endacakë nëpër kazanët e qytetit.


“Më mirë të isha sërish në burg politik, së paku atje e kisha dikund emrin e shënuar, kishim dhe një kazan supe ku hanim, dhe jo si sot që nuk figuroj si qytetar i këtij vendi, thotë Idrizi. Paska qenë e shënuar për mua kjo lloj jete!...


Gjergj Marku