Shqipëria do të tentojë të nisë me këmbën e mbarë eliminatoret e Europianit 2020 përballë Turqisë në Loro Boriçi dhe armën e saj më të fortë padyshim që do të ketë armatën e tifozëve.


Tifogrupet nga të gjitha trevat shqiptare kanë nisur festën në Shkodër dy orë përpara ndeshjes duke e zbukuruar kryeqendrën e Veriut me simbolet kuqezi.



Atmosfera është elektrizuese, pasi Tifozët Kuq e Zi dhe Plisat nga Prishtina kanë pushtuar rrugët, duke ndezur flakadanë nën ritmet e këngëve dhe valleve patriotike shqiptare.