elisa spiropaliDrejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali kërkon ndjekje penale për ish- paraardhësin e saj, Flamur Gjymishkën.


Gjatë intervistës në emisionin Toniht Ilva Tare, drejtoresha e re e Doganave ka rrëfyer se pasditen e së mërkurës ka firmosur dosjen e kallëzimit në prokurori të ish- drejtorit, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë abuzimet që Gjymishka ka kryer me detyrën.


Spiropali shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir drejtuesish në dogana që janë të përshirë në këtë abuzime, duke përfunduar tek ish- drejtori i përgjithshëm i Doganës.


Ne kemi evidentuar disa raste të abuzimit në dogana, që janë bërë dhe publike, për evazion fiskal në fushën e akcizës, dhe që sigurisht këto persona do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.


Vetëm sot unë kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore, ku i gjithë zinxhiri i administratës  është i përfshirë në këto procedura abuzive duke i shkaktuar dëme financiare shtetit shqiptar. Në këtë zinxhirë abuzues të doganierëve është i përfshirë edhe ish- drejtori i Doganave. 


Ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur. Nuk figurojnë të paguara, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion eurosh shtetit shqiptar. Po kështu, ne kemi kallëzuar penalisht edhe firmën që i ka shkaktuar dëmet, tha Spiropali.  Sipas shpjegimeve të Spiropalit, ish- drejtori i përgjithshëm i Doganave është përfshirë në aferën ADA Petrol.


Duke folur për gjendjen e doganave, Spirapoli tha se përveç abuzimeve dhe shpërdorimit të detyrës, është konstatuar favorizimi që i është bërë një numri të madhe kompanish, kryesisht të njohura për lidhje me drejtues të lartë të qeverisë para zgjedhjeve të 23 qershorit.