SHBA

Shtetet e Bashkuara i kane kerkuar ndjese Pakistanit per viktimat e nje sulmi me helikopter qe u krye nga Afganistani javen e kaluar. Shtepia e Bardhe ka ngritur shqetesime lidhur me vullnetin e Pakistanit per te luftuar kryengritjen. SHBA dhe NATO kane qene ne ankth per mbylljen e kufirit qe Pakistani e beri javen e kaluar si pergjigje ndaj sulmit me helikopter ne kufi ku u vrane ushtare pakistaneze. Vleresimi i fundit i Shtepise se Bardhe per gjendjen ne Pakistan eshte teper kritik per nje sere arsyesh. Ushtria pakistaneze thote nje raport heziton te perleshet me Talebanin apo Al Kaeden ne anen e kufirit te saj. Raporti thote se kjo eshte sa nje zgjedhje politike aq edhe ne saje te nje ushtrie te keqfinancuar qe vendos cfare mund dhe cfare nuk mund te beje. Nje tjeter autokolone te autoboteve me karburant per NATO-n i eshte vene zjarri kete jave ne Pakistan. Ky sulm eshte ne serine e fundit te akteve te ngjashme te diteve te fundit. Per sa i perket ceshtjes materiale nje zedhenes i Pentagonit ka thene se sulmet deri tani kane prekur vetem nje per qind te furnizimeve totale per NATO-n ne Afganistan furnizime qe kalojne permes Pakistanit. Ne aspektin e operacioneve NATO kembengul se ka rezerva te mjaftueshme dhe rruge alternative dhe kjo gje nuk po i prek forcat. Ceshtja qe shtrohet eshte se cfare do thone keto sulme per marredheniet SHBA-Pakistan dhe NATO-Pakistan si dhe veshtiresite e perfshira.