Ded Ndreca, njeriu qe prej dy vjetesh drejton bashkine e Mamurrasit eshte ai qe e gjithe qyteza e identifikon me teper si nje futbollist. 44 vjeçari ende vazhdon te luaje, duke perkrahur skuadren e tij jo vetem financiarisht. Ndreca ka perkrahur fuqishem ekipin qe ne dy vite ekzistence arrin te luaje ne kategorine e dyte, duke qene nje nga pretendentet kryesore per tu ngjitur nje shkalle me lart.