Bashkia e Durresit ka peruruar nje lulishte te re qe u sherben qytetareve te Durresit e cila eshte e pajisur edhe me nje sistem ndricimi ekologjik me kosto zero. Kjo lulishte qe ndodhet prane mauzoleut te deshmoreve eshte rehabilituar plotesisht me fondet e bashkise nderkohe qe sistemi i ndricimit ekologjik ne te eshte mundesuar nga nje projekt holandez. Ne perurimin e kesaj lulishteje pervec drejtuesve lokale ka marre pjese edhe ambasadori holandez ne vendin tone Van Den Dool. E vecanta e kesaj lulishteje eshte pikerisht sistemi i ndricimit qe eshte nje risi per sa i perket energjise se paster ne qytetin e Durresit. Ky projekt ndricimi eshte mundesuar nga nje grant i REC ne kuader te fondit special holandez per projekte mjedisore me nisma vendore. Ky program eshte financuar nga ambasada e Mbreterise se Vendeve te Uleta. Qellimi i ketij projekti eshte ulja e konsumimit te energjise elektrike dhe promovimi i nje modeli ekologjik me ane te ndricuesve diellore si nje alternative efektive dhe aktuale per Shqiperine. Ky projekt realizon ndricimin me ane te energjise diellore te kesaj lulishteje publike te Durresit qe u rehabilitua plotesisht nga bashkia e qytetit. Ne ceremonine e rastit kryetari i Bashkise se Durresit dhe ambasadori holandez Van Den Dool pasi kane vizituar lulishten me ndricues diellore kane shprehur edhe vullnetin e perbashket per bashkepunime te tjera ne projekte mjedisore. Nga ana e tij Dako deklaroi se bashkia e ka ne fokus te punes se saj mbrojtjen e mjedisit Ky eshte bashkepunimi i dyte qe kemi me ambasaden holandeze per sa u perket projekteve ne mbrojtje te mjedisit.