Ndryshime në rradhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot lirimin dhe emërimin e disa drejtuesve të Forcave të Armatosura të RSH-së.
Lirimin e Gjeneral Brigade, Bardhyl Veli HOXHA nga detyra e Komandantit te Brigades Logjistike dhe emerimin si Komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes. Lirimin e Gjeneral Brigade, Syrja Selim GJOKA nga detyra e Komandantit te Batalionit te Policise Ushtarake te Forcave te Armatosura dhe emerimin si Komandant i Brigades Logjistike. Lirimin e Gjeneral Brigade, Qemal Demçe SHKURTI nga detyra e Shefit te Kabinetit te Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura dhe emerimin si Komandant i Forces Detare, si dhe lirimin e Gjeneral Brigade, Jeronim Rasim BAZO nga detyra e Drejtorit te Drejtorise se Planifikimit te Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Këto jane dekretet e para të Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, ndersa po sot ai dekretoi edhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.